Koordinatori i “jelekëve të verdhë” për Parisin në Francë, Thierry Paul Valette, ka njoftuar se janë përgatitur për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) të cilat do të mbahen në maj.
Në një deklaratë për televizionin BFMTV, Valette tha se dëshirojnë të garojnë në zgjedhjet e PE-së të cilat do të zhvillohen më 26 maj dhe se për këtë kanë formuar listën e quajtur “Bashkimi i qytetarëve me jelekë të verdhë”
“Kemi për qëllim të ndërtojmë një Evropë më demokratike dhe më sociale”, tha se Valette, duke bërë të ditur se zhvilluar punimet dhe procedurat e nevojshme për të hyrë zyrtarisht në zgjedhje. Po ashtu vihet në dukje se në krye të listës është 42 vjeçari Valette.
Ndërsa edhe Ingrid Levavasseur, një nga “jelekët e verdhë” në një deklaratë disa ditë më parë shprehu formimin e një liste tjetër të emëruar si “Iniciativa për Bashkimin e Qytetarëve” për të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së ku në krye të kësaj liste është vetë ajo.
Levavasseur ka deklaruar se lëvizja e “jelekëve të verdhë”, zemërimin e francezëve duhet ta transformojë në një projekt politik dhe të sjellin zgjidhje për problemet e tyre ku dhe për këtë arsye do të hyjnë në politikë.
Gjithashtu edhe Patrick Cribouw një tjetër person nga “jelekët e verdhë” ka njoftuar se për të garuar në zgjedhjet e PE-së, veçmas nga të tjerët kanë përgatitur një listë tjetër të emëruar “Bashkimi i Verdhë”.
“Jelekët e verdhë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e PE-së duhet të formojnë një listë me 79 kandidatë./real-news.tv/

