Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Pak minuta më parë, në lagjen ‘ Bahçallëk’, një biçikletë është aksidentuar me një motoçikletë.
Drejtuesi i biçikletës, Fahri Qoshja ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit.
Mësohet se gjendja e 68 vjeçarit është e rëndë, ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

