Edhe pse mendohet ta ketë origjinën në Amerikën e Jugut, ananasi u zbulua së pari nga evropianët në 1493 në ishullin Karaibe. Kur Kolombi dhe të tjerë eksplorues e sollën ananasin në Evropë, u bënë përpjekje për ta kultivuar këtë frut të ëmbël e të çmuar, derisa kuptuan se për këtë gjë ishte nevoja për një klimë tropikale, gjë e cila pengoi aftësinë e saj për t’u rritur në këtë rajon.
Deri në fund të shekullit të 16-të, eksploruesit portugezë dhe spanjollë e sollën ananasin në shumë nga kolonitë e tyre aziatike, afrikane dhe të paqësorit jugor, në të cilat ananasi kultivohet ende edhe sot.
Duke qenë një frut shumë i ndjeshëm, shekuj më parë edhe metodat e transportit të ananasit nga ishujt Karaibe ishin relativisht të ngadalta. Kjo ndikoi që ananasët e freskët të ishin një gjë e rrallë që u lakmua nga kolonistët e hershëm amerikanë. Në të vërtetë, ananasi duke qenë i rrallë dhe i shtrenjtë, përbënte një artikull me status të rëndësishëm.
Në shekullin e 18-të ai filloi të kultivohej në Haëai, i cili është shteti i vetëm në SHBA, në të cilin kultivohen edhe sot. Përveç Haëait, ananasi rritet edhe në vende të tjera nga të cilat tregëtohet si Tajlanda, Filipine, Kina, Brazili dhe Meksika.

