Marc-Andre ter Stegen nuk është i sigurt për të ardhmen te Barcelona. Megjithatë portieri gjerman këmbëngul se do të dëshironte të qëndronte te skuadra katalanase.
Ai ka thënë për ueb-faqen “Sport” se nuk mendon për të ardhmen pasi që kontratë valide edhe për tre vjet e gjysmë.
“E vërteta është, nuk mendoj shumë për të ardhmen. Kam një kontratë të vlefshme edhe për tre vjet e gjysmë. Unë dua të bëj punën time si gjithmonë dhe çfarë vjen, ti nuk e di. Jam i lumtur këtu në klub, njerëzit më trajtojnë në një mënyrë të veçantë. Ndihem mirë në qytet, ju nuk e dini, por jam shumë i lumtur”, tha ai./real-news.tv/

