TË FUNDIT

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 57-vjeçari në Vlorë

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një kohë të gjatë nga Interpol Roma ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës.

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, në vitin 2017 e ka dënuar atë me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia e Vlorës kishe lokalizuar dhe më pas ka kapur e arrestuar 57-vjeçarin në zonën e Skelës.

Ndërkohë, pritet që i arrestuari të ekstradohet drejt Italisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat