7 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në Moskë të Rusisë.
Ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të kryeqytetit, ku një autobus është përmbysur teksa udhëtonte.
Mësohet se mes të vrarëve ka edhe fëmijë.
Policia menjëherë mbërriti në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen.
Nga informacionet rezulton se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ata po udhëtonin drejt qytetit të Kalugas gjatë kohës kur ndodhi aksidenti i rëndë./real-news.tv

