TË FUNDIT

E zë dheu duke punuar, vdes 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e ka zënë poshtë dheu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ndërsa viktima është Silurjan Begaj.

Mësohet se 35-vjeçari po punonte për hapjen e themeleve të banesave kur e ka zënë dheu poshtë dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi nga policia: Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë  ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat