Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një automjet i tipit Fouristradë ka përplasur një këmbësor, ku thuhet se i aksidentuari ka marrë plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Durrësit, ku drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara kalimtarin.
Policia menjëherë ka mbërritur në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I aksidentuari është i seksit mashkull, ku menjëherë është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor./real-news.tv

