TË FUNDIT

‘A të qaj 5 minuta’? Ja ç’duhet të dini për vogëlushen Rea

‘A të qaj 5 minuta’ ishte padiskutim një nga videot më virale në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve të fundit.

E filmuar nga e ëma, një vajzë e vogël e quajtur Reana ose shkurt Rea po shihte një film vizatimor në televizor, kur një moment ajo i kërkon leje mamasë saj për të qarë 5 minuta.

Menjëherë, videoja ka shkaktuar shumë të qeshura te publiku shqiptar.

Ditën e sotme, Rea Sefa së bashku me nënën e saj kanë qenë të ftuara në emisionin ‘Ftesë në 5’ të moderatores Bieta Sulo.

Vogëlushja e famshme arriti të përballojë emocionet përpara kamerës, duke treguar historinë e shumë filmave vizatimorë, numëroi dhe madje recitoi shumë vjersha.

Rea është shndërruar në një fenomen shumë të dashur në rrjete sociale, për shkak të videos dhe shkathtësisë që ajo ka./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat