Barcelona nuk mendon të rikthejë brazilianin nga Paris Saint Germain, por po kërkon mesfushorin e Real Madridit, Isco.
Presidenti i klubit katalanas ka konfirmuar interesimin për Iscon. Ndërsa e ka bërë të qartë se blaugranat kurrë nuk kanë bërë ofertë në drejtim të klubit parisien për Neymarin, i cili u transferua te francezët për një rekord shume prej 222 milionë eurove.
“Unë kurrë nuk kam folur për Neymarin me parisienët dhe askush nuk i ka bërë thirrje që të kthehet në Barcelonë. Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por Neymar nuk është në listë”, tha Bertomeu për Marca./real-news.tv/

