TË FUNDIT

Filmi i ri me Batmanin do të jetë gati në vitin 2021

Warner Broska ka njoftuar se filmi i ri me super heroin Batman do të jetë gati në vitin 2021.

Matt Reeves është duke e përgatitur skenarin, si dhe në të njëjtën kohë do ta bëjë edhe regjinë.

Studioja filmike është duke pritur versionin final të skenarit, në mënyrë që të bëjë listën e aktorëve dhe ta përcaktojë yllin kryesor për heroin.

Ben Affleck duket se është tërhequr nga ky rol. Filmi i Reeves do të përqendrohet në versionin më të ri të legjendës së filmave me superheronj.

Por na mbetet të presim se kush do të jetë aktori i cili do të luajë rolin e super heroit.

Roli i tij ka evoluar në vite./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat