Kurorëzimi në martesë i dashurisë është një ndër ditët më të bukura për secilin.
Por një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martua.
Arsyeja është me të vërtet e pabesueshme. Pasi u martuan para gjyqtarit, çifti u largua dhe papritur nusja u pengua me fustanin e saj.
Në këtë moment burri e quan atë “budallaqe”, fjalë kjo që e irritoi shumë nusen.
Ajo u kthye menjëherë të gjykatësi për të kërkuar divorcin.
“Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen”, i tha gruaja burrit.
Mediat lokale raportuan se gjykatësi e zgjidhi martesën e tyre në moment, pas kërkesës së gruas, duke hyrë kështu si martesa më e shkurtër në histori./real-news.tv/

