Dy persona të armatosur kanë grabitur gjatë natës në qendër të Novoselës në Vlorë.
Sipas policisë dy persona të armatosur dhe të kamufluar kanë grabitur nën kërcënimin e armës rreth 350 mijë lekë të vjetra.
Personat e armatosur, pasi kanë thyer xhamin e kabinës dhe kanë kërcënuar me armë rojën e karburantit, kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
Në dëshminë e tij në polici roja ka dëgjuar autorët të thonë nxirr pistoletën. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes./real-news.tv/

