TË FUNDIT

Presidenti Trump është në gjendje të mirë shëndetësore

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump gëzon shëndet shumë të mirë”, ky është konkluzioni mjekësor pak ekzaminimit fizik në spitalin ushtarak Walter Reed të premten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara kreu një check up vjetor i cili bëhet publik në media, me qëllim që qytetarët amerikanë të jenë në dijeni mbi gjendjen shëndetësore të liderit të tyre dhe aftësisë së tij në marrjen e vendimeve.

“Ndërsa raportet dhe rekomandimet janë duke u finalizuar, unë jam i lumtur të njoftoj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara gëzon shëndet shumë të mirë dhe unë parashikoj se ai do të mbetet kështu, gjatë Presidencës së tij dhe më gjerë,” shkruan doktor Sean Conley në deklaratën e tij zyrtare.

Ekzaminimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë zgjati rreth katër orë dhe nuk kërkoi ndonjë anestezi.

Edhe vitin e kaluar, Trump mori një raport të mirë shëndetësor nga mjeku i tij i mëparshëm  Ronny Jackson, i cili vuri në dukje “shëndetin e shkëlqyer” të Presidentit dhe “gjenet e pabesueshme” të tij.

Jackson, janarin e shkuar madje shtoi me shaka se Trump “mund të jetojë edhe 200 vjeç” nëse ai ka bërë përmirësime në dietën e tij.

Por sipas mediave amerikane gjatë kësaj periudhe, Trump ka bërë vetëm ndryshime të vogla në regjimin e ushqimit dhe aktivitetit fizik. Presidenti mori një plan diete dhe stërvitje vitin e kaluar pas analizave vjetore, dhe ai vet ka pranuar se nuk e ka ndjekur atë në mënyrë rigoroze.

Ekzaminimi i vitit të kaluar zbuloi se Trump ka kolesterol të lartë, por mjekët nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me aftësitë e tij njohëse apo funksionin e tij neurologjik./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat