TË FUNDIT

Studentët e juridikut letër dekanit: Të shtyhet sezoni

Studentët e Fakultetit Juridik i kanë dërguar një letër dekanit të këtij Fakulteti, Artan Hoxha, duke kërkuar shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si edhe zëvendësimin e të gjitha orëve të humbura për shkak të protestës.

Studentët gjithashtu kanë kërkuar që fakulteti t’i mundësojë atyre praktikën si edhe organizimin e gjyqeve simuluese mes studentëve të fakultetit, si mënyrë për të praktikuar dijet që marrin në teori.

Letra e studentëve:

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha

Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.

Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat