Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takua ditën e sotme me ambasadorin gjerman, Thomas Schieb.
Gjatë takimit, ata biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe të të dyja vendeve, situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në takim, siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç i ka shprehur diplomatit gjerman shqetësimin e tij për “pasojat që ka taksa e vendosur nga Kosova në marrëdhëniet dhe në stabilitetin e rajonit”.
Ai gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë e Serbisë që dialogu të vazhdojë pasi Kosova ta heqë taksën.
Ambasador Shib tha se Gjermania përkrah fuqimisht dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shprehu shpresën se do të krijojnë kushte për vazhdimin e tij./real-news.tv/

