Mediat franceze kanë raportuar se ‘jelekverdhët’ po krijojnë partinë e tyre.
Hayk Shahinyan njoftoi në faqen e internetit ”Putsch Media” krijimin e këtij formacioni të ri politik të quajtur ‘’Lëvizja Alternative Qytetare’’ (Mouvement Alternatif Citoyen – MAC).
MAC gjithashtu përfshin edhe Christophe Chalencon, kontroversin e jelekverdhëve, i cili u takua me zëvendëskryeministrin italian Luigi di Maio, në periferi të Parisit, së bashku me përfaqësues të tjerë të jelekverdhëve.
‘’Kjo është një lëvizje e madhe popullore, qytetare dhe apolitike, me bashkimin e njerëzve nga e ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë, nën të njëjtin projekt “, deklaron Chalencon.
Nga ana e tij, Shahinyan shpjegon se qëllimi i MAC është “të bashkojë shoqërinë franceze sa më gjerësisht të jetë e mundur pa vënë re nëse janë ‘jelekverdhë’ apo jo’’.
“Më pas do të organizohet një debat i brendshëm midis anëtarëve për të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhjet e BE”, theksoi ai./real-news.tv/

