TË FUNDIT

Haradinaj: Kushdo që hap kufijtë e Kosovës është armik i kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se hapja e çështjes së kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën dhe se kushdo që e hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Haradinaj tha se kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit.  /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat