TË FUNDIT

Vdes shqiptari në Austri, qëllohet me thikë në lokal

Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë i një sherri për motive banale në një lokal në Vöcklabruck të Austrisë. Mësohet se viktima është 29-vjeçari nga Maqedonia, Besar N., i cili u qëllua më thikë nga disa persona të panjohur.

Nga informacionet paraprake, viktima jetonte në Austri dhe menaxhonte një kompani.  Ndërkohë, ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, një vajzë 8  vjeç dhe një djalë 4 vjeç.

Sipas një prokurori, shqiptari nga Maqedonia është goditur disa herë nga thika të ndryshme dhe jo vetëm një, siç është lajmëruar. Gjithashtu, dyshohet se pjesë e sulmuesve kanë qenë edhe dy shqiptarë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në lokal./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat