Një rrjet i mirëorganizuar i trafikut të drogës nga Shqipëria është shkatërruar nga policia greke. Autoritetet atje kanë goditur një rrjet të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Grupi trafikonte kanabis dhe kokainë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe 21 persona janë arrestuar nga operacioni i policisë greke në bashkëpunim me autoritetet në Belgjikë.
Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe 16.756 euro, e cila sipas mediave fqinje, arma e sekuestruar është e njëjta e përdorur në vrasjen e biznesmenit të njohur grek Aleksandro Stamatiadi.
Pjesë e këtij grupi kriminal janë 10 edhe shqiptarë. /real-news.tv/

