Antimafia italiane në një nga raportet e saj të fundit hedh dritë në mënyrën sesi organizata kriminale e ‘Ndragheta’ furnizon Europën dhe SHBA-në me kokainë. Në raport theksohet se “Ndragheta’ përdor edhe vendin tonë si rrugë për kalimin transit të kokainës ndërsa ngre alarmin se tentakulat e saj drejtohen edhe nga portet e Europës Veriore.

“Meksika vazhdon të jetë një zonë me interes për organizatat kriminale italiane duke përfaqësuar së bashku me Kolumbinë, një nga zonat kryesore të prodhimit dhe trafikimit të kokainës, e cila është e destinuar të furnizojnë jo vetëm tregjet amerikane dhe kanadeze, por edhe ato evropiane.”, thekson Antimafia italiane. /real-news.al/

