TË FUNDIT

Gjuha arbëreshe/Meta: Të gjallërohet përmes shkollës dhe edukimit

I pranishëm në ceremoninë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros, Presidenti Ilir Meta tha se kjo ngjarje ishte dëshmi e integrimit që Selia e Shenjtë i jepte besnikëve të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve.

Kreu i shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e gjallërimit të gjuhës shqipe përmes shkollës dhe edukimit.”Unë jam sot këtu për të shprehur vullnetin dhe bashkëpunimin maksimal që të bashkëpunojmë për rigjallërimin e gjuhës arbëreshe që ta përcjellim sa më mirë në gjeneratat e reja”, u shpreh Meta.  I pranishëm në ceremoni ishte Kardinali Ernest Troshani dhe klerikë nga Shqipëria dhe Kosova./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat