Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Apolonia’, ku ‘Benzi’ ka përplasur për vdekje drejtuesin e motoçikletës.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se viktima është një i moshuar, i identifikuar si Petraq Shyqermeja. Menjëherë ka mbërritur ambulanca, që bëri transportimin e të lënduarit për në spital. Por thuhet se i moshuari mbërriti në spital pa shenja jete.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendndodhje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe shkaqet e saj./real-news.tv

