Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re.
Një person ka ndërhyrë mes protestuesve me makinë, duke përplasur dy prej tyre.
Shoferi është larguar me shpejtësi ndërkohë që qytetarët e plagosur janë transportuar në spital.
Qytetarët protestues kanë akuzuar qeverinë për provokimin e rëndë dhe i kanë bërë thirrje policisë që të ndalojë e të arrestojë menjëherë personin në fjalë, duke i publikuar edhe targën e makinës.

