Ditën e sotme janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore në Tuz të miratuara nga Komisionin Komunal Zgjedhore ose ndryshe KKZ. Zgjedhjet e mbajtura më 3 mars shpallën fitues forumin shqiptar “Koalicioni Malësia na Bashkon” me kryetar Nik Gjeloshaj. Koalicioni ”Malësia që na bashkon” përbëhet nga tre partitë: Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar.
Ndërkohë, këto janë rezultatet e publikuara ditën e sotme nga KKZ:
Forumi Shqiptar “Koalicioni Malësia na Bashkon”, 3683 vota, apo 16 mandate.
Partia Demokratike e Socialistëve, 2490 vota, apo 10 mandate.
Partia Boshnjake, 961 vota, apo 4 mandate.
Social Demokratët 369 vota, apo 1 mandat.
Mali i Zi Demokratik, 235 vota, apo 1 mandat.
Partia Socialiste Popullore, 86 vota, apo 0 mandate./real-news.tv

