Ditën e sotme në qytetin e Durrësit është gjetur një trup i pajetë pa kokë. Mësohet se trupi është gjetur në zonën e Currilave, ku dyshohet se viktima mund të jetë një bari ose endacak. Pranë trupit të dekompozuar është gjetur një thes me kanaçe.
Kanë qenë kalimtarët që kanë parë trupin pa kokë dhe kanë raportuar menjëherë. Ekspertët dhe autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendndodhje, ku po punojnë për identifikimin e viktimës.
Thuhet se trupi ka më shumë se 6 muaj që është i dekompozuar./real-news.tv

