Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mori pjesë në dhjetëvjetorin të Partisë së Re Demokratike, të komunitetit boshnjak nga Prizreni.
Haradinaj ka folur për taksën dhe mallrat që importohen nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.
“Vendimi qeverisë sonë nuk është i drejtuar kundër popullit boshnjak, pasi që e dini si i kemi raportet me boshnjakët e Prizrenit, por edhe më të gjithë boshnjakët që jetojnë në Ballkan”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për raportet me Serbinë, ku tha se shumë shpejt do të zgjidhen.
“Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, do të zgjidhen shumë shpejt dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në rajon, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësojë një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij./real-news.tv/

