TË FUNDIT

Taksa ndaj Serbisë, SHBA: Hiqeni, ndryshe do ta paguani shtrenjtë

Nënsekretari për çështje politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale thekson se Kosova do të paguajë çmimin kryesor nëse dështon dialogu me Serbinë.

Hale ka kërkuar heqjen e taksës, ndryshe Kosova do të përballet me qëndrimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është mesazhi që Hale iu ka adresuar liderëve kosovarë pas një takimi prej 2 orësh në rezidencën amerikane në Prishtinë.

Për të njëjtën temë, ditën e hënë do të zbarkojnë në Kosovë edhe dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët pritet të rrisin presionin mbi qeverinë e Haradinajt për të hequr taksën dhe vijuar dialogun me Beogradin./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat