Sot u bënë 20 vjet nga Beteja e Jeshkovës si dhe rënies së 21 dëshmorëve të Kombit.
Me këtë rast te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit u bënë homazhe në orën 10:00.
Homazhe u kryen edhe tek varrezat e dëshmorëve në Jeshkovë, në orën 11:00.
Kurse nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për nder të 20-vjetorit të kësaj beteje, u organizua një ceremoni përkujtimore te Shtëpia e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren.
Beteja e Jeshkovës
Beteja e Jeshkovës, përkatësisht 11 Marsi i vitit 1999,do të mbetet dhe do të përkujtohet si datë historike për qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës në përgjithësi. Në mëngjesin e hershëm të 11 marsit,forcat e UÇK-së u përballën në një ofensivë të paparë kundër forcave të armikut, kundër një numri të madh trupash të ushtrisë e të policisë e paramilitarëve dhe mercenarëve sllav,të cilët kishin vënë në veprim arsenalin e një makinerie më të përsosur ushtarake që kishin,duke mos kursyer as tanket,topat dhe armë tjera të sofistikuara,të gjitha të kalibrave, kështu që,pa reshtur dhe nga të gjitha anët,sulmuan mbi pozicionet e UÇK-së dhe mbi fshatin Jeshkovë

