Një prej banorëve, banesa e të cilit rrezikon të shembet i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e pronës.
Për mediat ai jap argumentet e tij, se personi me të cilin janë në konflikt nuk ka dokument që vërteton se banesa i përket atij. Ai thotë se personi që kërkon ti marrë pronën ka paguar para tek gjyqtarët dhe prokurorët.
“Hajdutët marrin lekë, gjithë gjyqtarët marrin lekë. Na i jep shtëpitë dhe ne nuk kemi luajtur mendsh të luftojmë me përmbarimin. Na ka thënë do t’ju çoj te fresku, pastaj te liqeni i thatë, pastaj do t’ju jap ca lekë në dorë. Vetëm fjalë. Vetëm gënjen nga mëngjesi në darkë. Na keni strapacuar, Arta Marku vërë dorën se kjo tokë është vjedhur. Kam shkruar te portali i Ramës dhe më thotë t’i ke qenë në proces gjyqësor. 7-8 prokurorë sjellin letra dhe nuk e hapin dosjen. Kam lind te kjo shtëpi, shtëpinë e kam marrë nga shteti. Ai nuk ngopet. Kjo pronë është sekuestruar në 39. Le të nxjerrë një letër që prona i është sekuestruar pas nëntorit 44 dhe le ta marrë pronën. Ai nëse e kishte atë letër fitonte gjyqin“, është shprehur banori.

