Taksa 100% vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka sjellë mosmarrëveshje brenda koalicionit qeverisës në Kosovë. Parimisht, në fillim të gjithë dukeshin dakord për vendosjen e taksës, por tanimë ka pasur disa kontradikta mes kryeministrit Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Veselit.
Ka qenë pikërisht presioni që vjen nga ndërkombëtarët për heqjen e taksës, e cila ka sjellë edhe përçarje në koalicion. Kryeministri i Kosovës nuk dëshiron heqjen e taksën, ndërkohë presidenti Thaçi dhe Veseli nuk mendojnë kështu. SHBA ka sjellë edhe mjaft diplomatë të huaj për të kërkuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga ana tjetër, qeveria ende nuk ka arritur në një përfundim lidhur me çështjen e taksës ndaj mallrave serbe. SHBA dhe BE kanë kërkuar vazhdimin e dialogut në Bruksel dhe eliminimin e taksës 100%./real-news.tv

