Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj ka reaguar në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilën e konsideroi me pasoja shumë serioze që mund të sjellë luftë. Më tej, ministri i është referuar edhe deklaratave të bërë nga BE dhe SHBA në lidhje me dialogun dhe territoret me Serbinë.
‘Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e BE-së dhe SHBA-ve, thonë se është e pranueshme nëse pajtohen të dyja palët. Nëse ne dakordohemi që mund të ketë lëvizje të kufijve, ajo mund të ndodhë’, tha ai.
Lekaj ka shtuar se prekja e kufijve do të çojë vendet në luftë.
“Ne po ua bëjmë të qartë që nuk hyjmë në ato lojëra të cilat janë të rrezikshme dhe nuk guxojmë të bëjmë ndryshimin e territoreve. Prekja e kufijve çon në luftë. Pra, jemi shumë të pozicionuar për këtë rast”, përfundoi ai./real-news.tv

