Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur dy këmbësore.
Nga informacionet e para, mësohet se ndërroi jetë një 58-vjeçare, ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar. Thuhet se vajza tjetër është një 22-vjeçare, e cila është shtatzënë.
Menjëherë në vendndodhje mbërriti ambulanca, ku bënë të mundur dërgimin e të lënduarave në spital, por 58-vjeçarja nuk ia ka dalë dot. Nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit./real-news.tv

