Është lënë në fuqi ditën e sotme vendimi për të akuzuarit e vrasjes së trefishtë pranë bulevardit ‘Zogu i Parë’. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2015, ku thuhet se shkak i vrasjes së trefishtë u bë vrasja e Durim Sulkut në Holandë.
Të akuzuarit janë: Markelian Doçi, i dënuar me 27 vite, Klevi Doçi me 20 vite dhe burg të përjetshëm për italianin Salvatore Letizzia. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që këto vendime të mbeteshin në fuqi.
Nga masakra te ‘Zogu i Parë’ mbetën të vdekur Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku./real-news.tv

