Dënimit të ish-shefit të fushatës së Trump, Paul Manafort i janë shtuar edhe 43 muaj në lidhje me akuzat që rrjedhin nga hetimi i nisur nga Mueller për lidhjet me Rusinë.
Ky dënim vjen një javë pasi 69 vjeçari u dënua me 47 muaj burg për mashtrim në një çështje tjetër.
Manafort i tha Gjykatës Federale në Washington se ai ishte penduar për veprimet e tij dhe kërkoi ndjesë.
”Më vjen keq për veprimet që kam bërë dhe aktivitetet e përfshira që na sollën sot këtu”-tha Manafort i cili qëndronte i ulur në një karrige me rrota./real-news.tv/

