Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Duhël, në Kosovë, ku një makinë është përplasur me dy kamionë.
Mësohet se tre viktimat i përkasin moshave 20, 21 dhe 23 vjeç.
Menjëherë në vendndodhje mbërriti policia që po heton ngjarjen e plotë.
Viktimat ishin dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani./real-news.tv

