TË FUNDIT

Situata politike/ Meta: Duhet dialog transparent, larg pazareve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ku ka theksuar se mazhoranca dhe opozita kanë nevojë për reflektim. Më tej, Meta ka nënvizuar faktin e një dialogu transparent mes palëve dhe largim ndaj pazareve.

“Palët kanë nxituar për të thelluar këtë krizë por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë se duhet te shohim interesin e vendit. Kjo situatë nuk na ndihmon në këtë drejtim. Duhet të zgjidhet me dialog transparent dhe larg pazareve”, nënvizoi Meta.

Së fundmi, presidenti i Republikës tha se klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë e saj e nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat