TË FUNDIT

Vlorë, grabitet arka e filialit të Postës Shqiptare

Persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës arkën e Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës.

Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës dhe pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura.

Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat