Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Norvegji, ku një nxënës ka goditur me thikë një mësues dhe tre anëtarë të tjerë të stafit. 4 personat e qëlluar me thikë kanë mbetur të plagosur, ku ambulanca ka bërë menjëherë transportimin e tyre drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë, autori është vënë në pranga në ambientet e shkollës në Oslo të Norvegjisë.
“Është një djalë shumë i ri i cili është arrestuar. Nuk mund të themi asgjë më shumë. Ai u arrestua brenda shkollës”, njoftoi policia./real-news.tv

