Parlamenti i Greqisë do votojë ditën e sotme për marrjen e nënshtetësinë të emigrantëve, ku pritet që votimi i këtij ligji të ketë disa ndryshime.
Janë publikuar disa pika kryesore, ku i referohen ndryshimeve në ligj
Ato janë:
1-Pagesa e re e kuotës për marrjen e shtetësisë rritet nga 550 euro në 700 euro.
2-Ata që interesohen për shtetësinë greke do duhet të kalojnë një test me 30 pyetje rreth traditave, gjuhës dhe fesë greke. Këto pyetje do zgjidhen në mënyrë rastësorë nga 300 pyetje që janë të përmbledhura te faqja e internetit të ministrisë greke.
3-Aplikuesit për nënshtetësinë duhet të kalojnë edhe një provim me shkrim të gjuhës greke të nivelin A1, ndërsa për të folurën në nivelin B1. Nuk do japin provime fëmijët që kanë bërë minimunin 3 vite shkollë, ndërsa të moshuarit mbi 65 vjeç do japin një provim specifik vetëm për të folurën.
4-Nga koha e aplikimit nuk lejohet largimi nga shteti grek për më shumë se 18 muaj pasi në të kundërt, kërkesa e shtetësisë do anulohet.
5-Koha që duhet për marrjen e shtetësisë do jetë 20-22 muaj nga dita e kërkesës.

