A ju është thënë ndonjëherë të “rriteni” në të 20-at tuaj ose se keni nevojë për një justifikim se pse ende ju duket qesharake një video me mace në internet?
E pra tani mund të keni një arsye zyrtare se pse nuk veproni si një i rritur i pjekur.
Njerëzit nuk janë plotësisht “të rritur” derisa të mos jenë në të 30-at, sipas shkencëtarëve të trurit.
Aktualisht ligji thotë që ju jeni një i rritur i pjekur kur të arrini moshën 18 vjeç.
Shkencëtarët që studiojnë trurin dhe sistemin nervor thonë se mosha në të cilën quheni një i rritur është e ndryshme për të gjithë, megjithatë ata shtojnë se një njeri konsiderohet i pjekur në moshën 30 vjeçare.
Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit e moshës 18 vjeçare ende po kalojnë ndryshime në tru, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e tyre dhe në zhvillimin e çrregullimeve të shëndetit mendor./real-news.tv/

