Një aksident ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, ku një automjet ka përfunduar në stadiumin e Tomorit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një makinë e tipit ‘Range Rover’ ka kaluar me shpejtësi.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë, automjeti është përplasur dhe ka përfunduar në stadium.
Lajmërohet se nuk ka asnjë të plagosur nga aksident, por drejtuesi i makinës ndodhet në spital në gjendje stabël./real-news.tv

