Një modele e njohur me origjine çeke është arrestuar nga policia, pasi u kap me drogë në aeroport. Bëhet fjalë pikërisht për 22-vjeçaren Tereza Hluskova, e cila tentoi të transportojë një sasi heroine prej 8.5 kilogramësh nga Dubai drejt Irlandës.

Gjykata ka dhënë masën me burg ndaj modeles, me 8 vite e 8 muaj. Gjtihashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë prej 8000 dollarësh. Bukuroshja ka dalë duke qarë nga Gjykata për vitet e saj të dënimit.
22-vjeçarja njihet për bukurinë e saj si dhe trupin e saj bombastik./real-news.tv


