Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama shkruan se opozita është katandisur në një tufë qorre që mësyn rrugëve duke bërë politike të sajuar.
“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama./real-news.tv

