Edhe një herë tjetër përfaqësuesja e Kosovës në futboll tregoi se tashmë është një ekip për tu marrë gjithnjë seriozisht.
Në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës të përfunduar para pak minutash ‘Dardanët’ kanë marrë një barazim 2 me 2 pas një loje shumë të mirë.
Në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” ishin vendasit që kaluan dy herë në avantazh, duke krijuar idenë e një fitoreje historike. Rrahmani kaloi në avantazh Kosovën pas 42 minutash lojë, por penalltia e Eriksen në minutën e 63-të shtangu vendasit. Megjithatë, një aksion brilant nga futbollistët e Kosovës nxori të lirë Celinën, i cili me një të djathtë fantastike mposhti Schmeichel.
Vetëm një pakujdesi në mbrojtje bëri që Hojbjerg të marrë me fat një top dhe barazoi rezultatin.
/real-news.tv/

