Policia ka arrestuar në Rinas një indian të shpallur në kërkim nga shteti i Indisë, për pastrim parash. Në prangat e uniformave blu ra 59 vjeçari me iniciale H. P., lindur në Indi dhe banues në Nigeri.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Indisë. “Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian me inciale H. P., në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi,“-raporton policia.
Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar urdhër arresti ndaj 59-vjeçarit për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

