Sot në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Turqi në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.
Mësohet se momentalisht është shfaqur kaos dhe një trafik i rënduar në superstradën e Lezhës.
Kjo si pasojë e tifozëve kuqezi, të cilët janë nisur nga qytete të ndryshme për të ndjekur ndeshjen e sotme në ‘Loro Boriçi’.
Një radhë e gjatë kilometrike e automjeteve është parë pasditen e sotme.
Ndërkohë, policia rrugore po përpiqet të neutralizojë trafikun./real-news.tv

