Para pak ditësh u qëllua me çifte një 59-vjeçar nga Kavaja, ku ditën e sotme ai ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi në një lagje të Kavajës, pranë biznesit të viktimës, konkretisht në dyqanin e tij të bukës.
Esat Kotorri u qëllua me çifte nga një 26-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Sipas autoriteteve, mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë pikërisht një konflikt mes viktimës dhe familjes së 26-vjeçarit./real-news.tv

