Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në letër, Haradinaj falënderon NATO-n duke shkruar se populli i Kosovës do t`i jetë gjithnjë mirënjohës.
Letra e kryeministrit përkoi pikërisht me 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, ku më 24 mars 1999 NATO bombardoi caqet e ish-Jugosllavisë.
“Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, theksoi Haradinaj./real-news.tv


