Mësohet se me datë 3 prill, grumbulluesit dhe fermerët do të dalin sërish në protestë, pasi Ministria e Financave theksoi se skema e TVSH-së do të qëndrojë e njëjtë.
Bëhet me dije se protesta nuk do të ketë fermerë e grumbullues vetëm nga Lushnja, Fieri apo Berati, por shumë të tjerë do i bashkëngjiten nga Shkodra, Korça dhe Gjirokastra.
Sipas fermerëve, skema e vendosur nga Ministria e Financave nuk sjell gjë tjetër veçse përkeqësimin e situatës.
Së fundmi, ata shprehen se do i drejtohen shumë institucioneve ndërkombëtare, si Departamenti i Bujqësisë në Bashkimin Evropian, Bankës Botërore etj.
Kërkesa e fermerëve dhe grumbulluesve është që qeveria të barazojë TVSH-në si në shitje ashtu edhe në blerje./real-news.tv

